“Koulibaly është i lumtur në Napoli”

“Koulibaly është i lumtur në Napoli”

Drejtori sporti i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka thënë se mbrojtësi Kalidou Koulibaly, gjithmonë e ka bërë shumë të qartë se është i lumtur në klub.

“Koulibaly është i lumtur, ai gjithmonë ka thënë se do të qëndronte pa kurrfarë problemi dhe prandaj ka qëndruar”, ka thënë ai.

Këto komente Giuntoli i ka bërë pas lajmeve se mbrojtësi senegalezes po e kërkon largimin drejt Liverpool-it./Insajderi.com