Krasniqi: Do ta ndjekë me interes të madh Gjergjajn ndaj Hayes

Legjenda kosovare e boksit, Luan Krasniqi, thotë se mezi po pret që ta shoh boksierin shqiptar Arnold Gjergjaj në meç ndaj anglezit David Haye.

Krasniqi: Do ta ndjekë me interes të madh Gjergjajn ndaj Hayes

Ai në Facebook ka thënë se do ta ndjekë ndeshjen e 21 majit me interesim të madh dhe se si “Kobra” shqiptare do ta grushtojë britanikun.

“Më 21 maj të këtij viti, Arnold Gjergjaj që në Zvicër aktualisht është më i miri në boksin profesionist, në ringun e Londrës do të takohet kundër anglezit David Haye. Do të jetë ky një meç të cilin do të ndjek me interesim të madh dhe jam kureshtar se si do ta grushton atë”, ka shkruar Krasniqi.

Arnold Gjergjaj do të ndeshet me David Hayen më 21 maj në “O2 Arena” në Londër. /Insajderi.com