Krasniqi i gatshëm për duelin me Hartelin – e ka këtë premtim

Krasniqi i gatshëm për duelin me Hartelin – e ka këtë premtim

Haxhi Krasniqi është i gatshëm për duelin e së shtunës me Stefan Hartel, i cili po konsiderohet si “meçi i vitit”. Boksieri kosovar synon ta mbrojë titullin e kampionit evropian. Krasniqi po e pret me padurim meçin e ardhshëm, i cili do të zhvillohet këtë të shtunë.

Në konferencë për shtyp, boksieri kosovar ka thënë se është i gatshëm për ta mposhtur kundërshtarin Stefan Hartel dhe me këtë rast për të mbrojtur titullin e kampionit evropian në “Magreburg Stadthalle” më 11 maj.

Promotori i SES, Ulf Steinforth e ka konsideruar këtë si “luftën e vitit”, ndërsa junikasi nuk ka boksuar që nga muaji nëntor i vitit 2018.

Madje, edhe vjet ishte paraparë një meç në mes të këtyre dy boksierëve, por në fund kishte dështuar pasi boksieri gjerman ishte tërhequr për shkak se ishte sëmurë.

Lexoni më shumë në Insporti