Haxhi Rubin Krasniqi është shpallur kampion bote në boks duke e mposhtur me nokaut kundërshtarin e tij, gjermanin Bosel, njofton Insajderi.
Vetëm tre raunde iu deshën Krasniqit për ta nokautuar boksierin gjerman. Goditja e tij e fuqishme me të djathtën e rrëzoi në tokë Boselin.
Pas meçit, Krasniqi u shpreh shumë i lumtur me suksesin e arritur.
“Nuk ka ndonjë vlerë monetare e cila më bën më të lumtur se kaq. Ky është një moment historik për mua të cilin do ta festoj gjatë. Faleminderit të gjithë atyre që besuan tek unë dhe më mbështetën maksimalisht. Kam pritur 15 vjet për këtë luftë. Kjo është dita më e madhe e jetës sime”, përfundoi Rubin Krasniqi./Insajderi.com