Krasniqi vs Haertel – raporti i plotë {Video}

Krasniqi vs Haertel – raporti i plotë {Video}

Meçi midis Robin Krasniqit dhe Stefaen Haertelit lirisht mund t thuhet se pati fillim jo tipik meqë që nga rundi i parë të dy boksierët preferuan të luftonin në mënyrë të hapur dhe lirisht mund të thuhet se Haertel ishte ai që befasoi meqë në dy rundet e para sulmoi me vendosmëri, madje edhe i shkaktoi çarje të arkadës së djathtë Krasniqit.

Haertel pas çarjes së arkadës ishte në gjendje që ti shkaktojë dëme tjera Krasniqit dhe të mbledhë pikë në tri rundet e para dhe kështu ia ndryshoi tërësisht Krasniqit taktikës, duke e vendosur në pozitë që të shkojë në “gjithçka ose asgjë”, shumë herët.

Gjendja e Krasniqit u përmirësua në rundin e katërt, përgjatë të cilit disa herë e goditi në mënyrë precize.

Rundet 6 dhe 7 ishin po ashtu shumë të rëndësishëm, meqë Haertel e ktheu kontrollin mbi meçin dhe ishte në gjendje të godasë herë pas here, por shumë rrezikshëm Krasniqin dhe ta vendosë atë nën presion shtesë.

Krasniqi gjatë këtyre gjashtë minutave, provoi disa herë që me të djathtë të fuqishme të kërkojë mjekrën e kundërshtarit, por nuk kishte sukses, për shkak të vendosjes së mirë të gardit nga ana e Haertelit dhe lëvizshmërisë së tij në ring.

Pas rundit të tetë, për të gjithë ishte e qartë se Krasniqi mund të “shpëtojë” titullin evropian vetëm në nokaut dhe kjo do të duhet të ishte qasja e tij në katër rundet e fundit.

Sidoqoftë, kundërtshtari nuk i dha asnjë mundësi ose hapje, duke e menaxhuar meçin shkëlqyeshëm dhe duke e marrë titullin evropian EBU, të cilin Krasniqi e mbajti deri sonte.