Kremlini i alarmuar nga raporti mbi sulmin kibernetik të planifikuar të SHBA-së ndaj Rusisë

Kremlini i alarmuar nga raporti mbi sulmin kibernetik të planifikuar të SHBA-së ndaj Rusisë

Rusia ka shprehur alarmin e saj pasi u raportua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikonin një seri kundërsulmesh të fshehta në rrjetet ruse, duke thënë se goditje të tilla do të përbënin krime kibernetike, transmeton Insajderi.

Raporti nga ‘The New York Times’ në 7 Mars tha se lëvizja e planifikuar e SHBA-së do të ishte në përgjigje të hakimit të softuerit ‘SolarWinds’ që zyrtarët amerikanë thonë se ishte kryer nga Rusia, diçka që Moska e mohon, raporton Al Jazeera.

“Ky është një informacion alarmues”, tha Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit të martën. “Ky do të ishte krimi i pastër ndërkombëtar kibernetik”.

Agjencitë e inteligjencës amerikane në janar thanë se Rusia ishte me të vërtetë mbrapa një sulmi të madh të departamenteve qeveritare dhe koorporatave.

Në një deklaratë të rrallë të përbashkët, Byroja Federale e Hetimeve, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Infrastrukturës së Sigurisë thanë se pirateria dukej se ishte pjesë e “mbledhjes së inteligjencës” dhe sugjeroi se provat e deritanishme tregojnë për një përpjekje spiunimi rus në vend një përpjekje për të dëmtuar ose përçarë operacionet e qeverisë.

Agjencitë thanë se aktori, “me origjinë ruse, është përgjegjës për shumicën ose për të gjitha kompromiset kibernetike të zbuluara së fundmi, të qeverisë dhe rrjeteve jo-qeveritare”.

“Ky është një kompromis serioz që do të kërkojë një përpjekje të qëndrueshme dhe të përkushtuar për të ndrequr”, thuhet në deklaratë. Rusia ka mohuar përfshirjen në sulm.

Duke cituar zyrtarë, Times raportoi se kundërsulmi i SHBA ndaj piraterisë pritej gjatë tre javëve të ardhshme.

Ajo tha se një seri veprimesh klandestine priteshin nëpër rrjetet ruse që kishin për qëllim të ishin të dukshme për presidentin Vladimir Putin dhe shërbimet e tij të inteligjencës dhe ushtrinë, por jo për botën e gjerë.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, njoftoi në dhjetor të vitit të kaluar se siguria kibernetike do të ishte një përparësi në administratën e tij.

Sipas një ligji të fundit, Biden duhet të hapë një zyrë të fokusuar në internet, duke raportuar tek një Drejtor i ri Kombëtar i Cyber, i cili do të koordinojë aftësitë e mëdha kibernetike të qeverisë federale. /Insajderi.com