Bandat meksikane

Krim i rëndë: Vriten shtatë anëtarë të familjes – mes tyre një grua shtatzënë

Meksika është një nga vendet me numrin më të madh të krimeve nga bandat kriminale në të gjithë vendin. Në disa zona madje, banda ka pushtetin real, policia vetëm atë formal.

Krim i rëndë: Vriten shtatë anëtarë të familjes – mes tyre një grua shtatzënë

Një grup kriminelësh ka hyrë me forcë në një shtëpi në Celaya në Guanajuato të Meksikës, duke vrarë më pas shtatë anëtarë të një familje, duke përfshirë një grua shtatzënë dhe një vajzë dy vjeçare, shkruan gazeta më e madhe meksikane El Universal, njofton Insajderi.

Kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes ata gjetën një veturë e kapluar nga flakët, ndërsa brenda shtëpisë gjetën trupat e vdekur të të gjithë anëtarëve të familjes.

Në të njëjtën zonë, është regjistruar edhe një sulm me armë – një burrë dhe një fëmijë ishin sulmuar. Fëmija gjashtë vjeçar mbeti i vdekur nga sulmi.

Më vonë, autoritetet lokale treguan se edhe fëmija dhe burri që u sulmuan janë pjesë e familjes e cila u vra brenda shtëpisë.

Guanajuato njihet si një nga zonat më të dhunshme në Meksikë.

Vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2020, janë regjistruar 1.534 persona të vrarë në shtëpitë e tyre./Insajderi.com