Krim makabër në SHBA: E vrau me çekan, e copëtuan dhe më pas e betonuan në tokë

Krim makabër në SHBA: E vrau me çekan, e copëtuan dhe më pas e betonuan në tokë

Një grua po akuzohet për rastin e ushtares që mungonte në Texas, Akuzuat janë për tentim të zhdukjes së një kufome me anë të copëtimit të saj e më pas fshehjes, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Cecily Aguilar, 22 vjeçare, ka akuzë për komplot dhe ndërhyrje dhe zhdukje të provave që kanë të bëjnë me rastin e ushtares, Vanessa Guillen.

Guillen, 20 vjeçare, herën e fundit ishte parë me 22 prill në bazën ushtarake ku edhe shërbente.

Mbetjet e trupit të gjetura më herët ketë javë, besohet se janë të sajat.

Zyrtarët ushtarakë e kanë emëruar si të dyshuar kryesor 20 vjeçarin, Aaron David Robinson, në vrasjen dhe zhdukjen e Guillen.

Hetuesit thanë se i dyshuari, edhe ky një ushtar, e ka mbytur vetën pasi pa se policia po e hetonte se ai kishte kryer krimin.

Një hetues ka treguar se Aguilar i ka thënë atij se Robinson i kishte treguar se e ka vrarë një ushtare.

Ai e kishte treguar se e kishte goditur Guillen me çekan derisa kishte vdekur, pastaj e kishte larguar trupin e saj.

Robinson më pas kishte provuar ta zhbëjë trupin e ushtares së vdekur dhe për këtë kishte ndihmuar edhe Aguilar.

Siç tregon prokurori Robinson dhe Aguilar kishte copëtuar trupin me një thikë të madhe “machete” dhe pastaj e kishin varrosur në tri gropa në tokë. Më vonë ishin kthyer dhe i kishin mbushur gropat me beton.

Tash që Robinson ka vdekur, e vetmja e akuzuar është Aguilar, e cila nëse dënohet do të mbajë deri në 20 vjet burg.

Cecily Aguilar