![Kristi Qose shënon gol në fitoren e Karvinës në Çeki](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/04/gol-qose-750x430-1-730x440.png)
Kristi Qose ka qenë protagonist ditën e sotme në fitoren e ekipit të tij në elitën e futbollit çek, njofton Insajderi.
Karvina ka fituar me shifrat 3-0 kundër Ceske Budejovice, ku serinë e golave e ka hapur pikërisht mesfushori shqiptar. Futbollisti 25-vjeçar ka tundur rrjetën që në minutën e shtatë të takimit falë një goditjeje të saktë nga distanca.
Vetëm katër minuta më vonë ishte Herc ai që dyfishoi rezultatin. Por skuadra e Karvinas nuk u mjaftua me kaq, pasi me nisjen e pjesës së dytë ka shënuar edhe golin e tretë të takimit me anë të Santos.
Kështu çekët marrin tre pikët e radhës, që i pozicionon në vendin e 11 të tabelës së klasifikimit me 33 pikë të grumbulluara. /Insajderi.com