Kritikoi Erdoganin, rrihet gazetari turk

Kritikoi Erdoganin, rrihet gazetari turk

Një gazetar, kritikues i qeverisë së Presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe aleatëve të tij është shtruar në spital pasi është sulmuar jashtë shtëpisë së tij.

Gazeta Yenicag, tha të dielën se kolumnisti Yavuz Selim Demirag është rrahur nga 5 apo 6 njerëz me shufra bejsbolli pas një paraqitje televizive që pati të premtën.

Arsyeja e sulmit nuk dihet por vjen në mes të tensioneve pas vendimit të autoriteteve qëndrore elektorale  për të anuluar rezultatet e 31 marsit për garën për kryetar të Stambollit, e cila ishte fituar nga opozita dhe urdhëruan rivotim për datën 23 qershor.

Partia e Erdoganit tha se vota në Stamboll është fituar me falsifikim por opozita tha se bordi elektoral ka pasur presion nga qeveria e cila dëshpërimisht dëshiron të mbetet në fuqi në qytetin më të madh të Turqisë, shkruan Fox News.