Kritikoi Trump, dorëhiqet ambasadori i Britanisë në SHBA

Kritikoi Trump, dorëhiqet ambasadori i Britanisë në SHBA

Sir Kim Darroch ka dhënë dorëheqjen si ambasador i Britanisë së Madhe në SHBA, pas publikimit të email-eve ku kritikonte administratën e Presidentit Trump.

Ambasadori u quajt “një djalë shumë budalla” nga Z. Trump, pasiDarroch e konsideroi “të ngathët dhe të paaftë”.

Zyra e Jashtme konfirmoi vendimin e Sir Kim për të dhënës dorëheqjen të mërkurën.

Në kabllogramet që datojnë që nga viti 2007 deri në ditët e sotme, ambasadori Kim Darroch, thotë se administrata Trump është “e ngathët dhe e paaftë në diplomaci”.

Pavarësisht se hetimet e prokurorit të posaçëm Robert Mueller nuk gjetë prova bashkëpunimi midis ekipit zgjedhor të zotit Trump dhe Rusisë, ambasadori Kim shkroi në kabllograme se “më e keqja nuk mund të përjashtohet”.