Shkencëtarët në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar për shtetin gjerman që Alexei Navalny është helmuar me Novichok.
Laboratorët në Suedi dhe Francë kanë konfirmuar që rezultatet që tashmë kishin dalë në Gjermani, tha zëdhënësi Steffan Seibert në një deklaratë.
“Ne po e përsërisim thirrjen për Rusinë për të spjeguar ngjarjet. Ne jemi në kontakt të afërt me partnerët tanë evropian në hapat e ardhshëm”, shtoi ai.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë më parë se Navalny është viktimë e “një tentim vrasje përmes helmimit”.
Disidenti rus është duke marrë trajtim në Gjermani pasi ra në koma kur u helmua gjatë një udhëtimi në Moscow./Insajderi.com
Burimi Mirror