Kritiku i Vladimir Putin, që po dyshohet se është helmuar, u lejua të niset për tretman mjekësor në Gjermani

Kritiku i Vladimir Putin, që po dyshohet se është helmuar, u lejua të niset për tretman mjekësor në Gjermani

Lideri i opozitës në Rusi, Alexei Navalny, që po dyshohet se është helmuar, po dërgohet për trajtim nga Siberia për në Gjermani, njofton Insajderi.

Ai ra në koma pasi kishte pirë një çaj që dyshohet se kishte substancë helmuese brenda. Mbështetësit e tij akuzojnë autoritetet që po provojnë të mbysin.

Doktori që po e trajtonte në qytetin e Omsk-it njëherë kishte insistuar që Navalny të mos fluturoi pasi ishte në gjendje të keqe dhe mund të mos e përballonte fluturimin.

Por, më vonë u konstatua që gjendja e tij është mjaftueshëm stabile për ta bërë fluturimin drejt Gjermanisë.

Gruaja e tij Yulia është duke udhëtuar me të.

Për fluturimin emergjent është duke paguar një organizatë joqeveritare gjermane “Cinema for Peace” dhe po e dërgon Navalnyievin në Berlin ku do të trajtohet në spitalin “Charite”.

“Aeroplani i Alexeis është nisur për Berlin”, ka thënë zëdhënësja e tij Kira Yarmysh, përmes një postimi në Twitter./Insajderi.com

Russian opposition leader Alexei Navalny attends a rally in Moscow, Russia February 24, 2019