Kriza e madhe e Facebook-ut – pesëshja që thuhet se dominon botën

Kriza e madhe e Facebook-ut – pesëshja që thuhet se dominon botën

Gjigantët e teknologjisë, pesëshja që thuhet se dominon botën, po përgatitet në çdo mënyrë që të mos lërë hapësirë për konkurrentët, duke blerë dhe investuar në çdo ide apo trend të ri. Kështu veproi edhe Facebook kur bleu logo të tilla si WhatsApp apo Instagram.

Duket se ka vepruar mirë, pasi rrjeti social Facebook nuk po njeh ditë të mira. Prej kohësh thuhet se ai nuk preferohet nga të rinjtë dhe ky është tashmë një fakt.

Në një studim të publikuar në Britani, Facebook nuk u përfshi fare nga personat nën 30 vjeç në listën e markave më popullore. Gjigandi i medias sociale ka 2.2 miliard përdorues në botë, por thuhet se gjithmonë e më shumë po kthehet në rrjetin social të personave në moshë.

Në 50 logot më të preferuara nga të rinjtë, nuk gjende askund FB. Në krye të listës është Netflix, pasuar nga Amazon dhe YouTube. Edhe Messenger i FB nuk po pëlqehet shumë pasi ka konkurrencë të fortë.

10 markat më të preferuara nga të rinjtë në Britani

1 – Netflix – 23.9 përqind

2 – Amazon -19.1 përqind

3 – YouTube -17.3 përqind

4 – Apple -14.1 përqind

5 – Google -12.9 përqind

6 – Primark -12.5 përqind

7 – Instagram -12.4 përqind

8 – Nike -9.7 përqind

9 – ASOS – 9.4 përqind

10 – Spotify -8.9 përqind