Kriza Etiopi – Tigray: forcat shtetërore marshojnë në kryeqytet

Kriza Etiopi – Tigray: forcat shtetërore marshojnë në kryeqytet

Kryeministri i Etiopisë ka thënë se ushtria e tij po hyn në kryeqytetin e rajonit verior të Tigray ku ushtarë nga rajoni po luftojnë qeverinë qendrore.

Qeveria akuzoi forcat e Tigray për shkatërrimin e urave pranë qytetit të Mekelle për të ndaluar hyrjen.

Udhëheqësi i Tigray konfirmoi se ushtarët e tij kishin humbur territorin, por tha se ishte një pengesë e përkohshme.

Qindra njerëz thuhet se kanë vdekur në gati dy javë të përplasjeve.

Verifikimi i informacionit nga Tigray është i vështirë për shkak të një ndërprerjeje në shumicën e komunikimeve.

Kryeministri etiopian Abiy Ahmed sugjeroi të martën se luftimet po mbaronin, duke thënë “veprimi i fundit kritik i zbatimit të ligjit do të bëhet në ditët në vijim”.

Konflikti është i rrënjosur në tensionin prej një kohe të gjatë midis partisë së fuqishme Fronti i Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF) dhe qeverisë qëndrore të Etiopisë./Insajderi.com

BBC News