Kriza në Afganistan, Biden: Trupat amerikane mund të qëndrojnë edhe pas afatit të caktuar për tërheqje

Kriza në Afganistan, Biden: Trupat amerikane mund të qëndrojnë edhe pas afatit të caktuar për tërheqje

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se trupat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan përtej afatit të tërheqjes së tij, pasi luftëtarët talebanë të armatosur i mbanin evakuuarit e dëshpëruar të mos arrinin në aeroportin e Kabulit.

Biden dëshiron që forcat amerikane të largohen deri në fund të këtij muaji, por deri në 15,000 qytetarë amerikanë janë bllokuar në vend.

Presidenti amerikan i tha ABC News se trazirat në Kabul ishin të pashmangshme.

Qeveritë e huaja po rrisin transportin ajror të qytetarëve perëndimorë dhe afganëve që punuan me ta.

Uashingtoni është zotuar të evakuojë të gjithë qytetarët amerikanë të mbetur, së bashku me 50-65,000 afganë – siç janë ish përkthyesit e ushtrisë amerikane.

Në total, Amerika ka evakuuar më shumë se 5,200 njerëz deri më sot, përfshirë 2,000 në njëzetekatër orët e fundit.

Pentagoni u ka thënë gazetarëve se synon të zgjerojë transportin ajror në 9,000 persona në ditë.

Rreth 4,500 trupa amerikane janë nën kontrollin e përkohshëm të Aeroportit Ndërkombëtar Karzai në kryeqytetin e vendit, por luftëtarët talebanë dhe pikat e kontrollit rrethojnë perimetrin.

Që nga e diela 12 persona janë vrarë në dhe përreth aeroportit, tha një zyrtar taleban për agjencinë e lajmeve Reuters.

Talibanët po bllokojnë afganët që të mos hyjnë në aeroport pa dokumente udhëtimi – por edhe ata me autorizim të vlefshëm janë përballur me vështirësi.

Thuhet se një përkthyes afgan u qëllua në këmbë nga talebanët teksa përpiqej të arrinte në aeroport të martën mbrëma për një fluturim evakuimi ushtarak australian. Fotografitë e publikuara nga SBS treguan se burri po trajtohej për plagën me armë nga një mjek.

Disa shtetas amerikanë i thanë partnerit amerikan të BBC CBS News se ata nuk ishin në gjendje të hynin për fluturimet e evakuimit të planifikuar. /Insajderi.com