Ushtria e Ukrainës përmes një komunikate ka bërë të ditur se forcat ajrore të saj janë duke luftuar në qiell pasi Rusia sulmoi këtë shtet me aeroplanë luftarak dhe me trupat tokësore.
Mirëpo nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thonë se fuqia ajrore e Ukrainës është dëmtuar dhe se ata janë duke përparuar në shumë prej territoreve të Ukrainës. Ngase trupat kufitare nuk kanë bërë rezistencë.
Deri tani nuk ka një konfirmim të pavarur për këto pretendime të palëve të përfshira në konflikt.