Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), në Kroaci mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy tërmete të tjera, transmeton Insajderi.
Tërmeti i parë u regjistrua me një madhësi prej 3,2 shkallë Rihter në orët e para të mëngjesit 12 kilometra nga Petrinjë dhe 50 kilometra nga kryeqyteti Zagreb. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej dy kilometrash, raporton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti i dytë u regjistrua me një madhësi prej 3,3 shkallë Rihter 22 kilometra nga Sisak dhe 41 kilometra nga kryeqyteti Zagreb, në një thellësi prej 22 kilometrash.
Këtë javë Kroacia u godit nga një tërmet 6,3 ballësh me epiqendër në Petrinjë, si pasojë e të cilit humbën jetën të paktën shtatë persona. /Insajderi.com