
Një tërmet me magnitudë 4,9 ballë tronditi Kroacinë, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), transmeton Insajderi.
Tërmeti u regjistrua pasdite në një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Epiqendra e tërmetit ishte 11 kilometra në veriperëndim të Posedarja-s pranë Zadrit dhe 119 kilometra nga Spliti.
Tërmeti gjithashtu u ndie dhe nga qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës, në zonën e Bihaçit. /Insajderi.com