Kroacia ka regjistruar 53 viktima të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19

Kroacia ka regjistruar 53 viktima të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 53 viktima dhe 4.620 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 24.851.

Midis tyre, 2.754 pacientë janë në spital, nga të cilët 296 janë në aparate për frymëmarrje.

“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci, janë shënuar 163.992 raste të koronavirusit, nga të cilët 2.420 kanë humbur jetën. Gjithsej 136.721 janë shëruar, nga të cilët 3.466 në 24 orët e fundit”, tha Selia e Mbrojtjes Civile.

Aktualisht në vetëizolim janë 62.270 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri më tani, në total 849.714 persona janë testuar, nga të cilët 12.095 në 24 orët e fundit. /Insajderi.com