Kroacia regjistron 22 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Kroacia regjistron 22 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 22 viktima dhe 956 raste të reja me Coronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci është 6.394. Prej tyre, 1.029 pacientë janë në spital, përfshirë 92 në respiratorë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Që nga 25 shkurti i vitit 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19, në Kroaci janë regjistruar 258.745 raste me koronavirus, nga të cilët 5.808 kanë humbur jetën dhe 246.543 janë shëruar, përfshirë 820 në 24 orët e fundit”, njoftoi Mbrojtja Civile.

Aktualisht 21.804 persona janë në vetizolim.

Deri më tani janë testuar 1.485.714 persona, prej të cilëve 8.177 në 24 orët e fundit. /Insajderi.com