Kroacia regjistron 27 viktima në 24 orët e fundit nga Coronavirusi

Kroacia regjistron 27 viktima në 24 orët e fundit nga Coronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 27 viktima dhe 1.000 raste të reja me Coronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka arritur në 5.223. Mbrojtja Civile njoftoi se midis tyre, 1.508 pacientë janë në spital ndërsa 163 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë me koronavirus në Kroaci, janë regjistruar 351.997 raste me COVID-19, nga të cilët 7.792 e kanë humbur jetën. Gjithsej 338.982 persona janë shëruar nga të cilët 621 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht në vetizolim janë 17.102 persona. Deri më tani, 1.946.021 persona janë testuar për COVID-19, përfshirë 8.426 në 24 orët e fundit. /Insajderi.com