Kroacia regjistron 39 viktima nga Coronavirusi në 24 orët e fundit

Kroacia regjistron 39 viktima nga Coronavirusi në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 39 viktima dhe 1.617 raste të reja me Coronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 arrin në gjithsej 13.241. Midis tyre, 1.870 pacientë janë në spital ndërsa 182 në respiratorë, njoftoi Selia e Mbrojtjes Civile Kroate, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri më tani, 292.516 persona janë raportuar të jenë infektuar me koronavirus dhe 6.308 kanë humbur jetën. Një total prej 272.967 personash u shëruan, gjegjësisht 2.003 në 24 orët e fundit.

Aktualisht në vetëizolim janë 28.645 persona. Deri më tani janë testuar 1.639.110 persona, prej tyre 9.307 në 24 orët e fundit.

Që nga 10 prilli janë aplikuar 583.931 doza të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 473.522 persona janë vaksinuar.

Dozën e parë e kanë marrë 361.385 persona ndërsa dozën e dytë 110.409. Për 1.728 persona nuk ka të dhëna për dozën me të cilën janë vaksinuar. /Insajderi.com