Kroacia shënon 20 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Kroacia shënon 20 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci si pasojë e Coronavirusit (COVID-19) jetën e kanë humbur 20 persona ndërsa janë shënuar 2.422 raste të reja, transmeton Insajderi.

Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në vend arrin në 12.448. Midis tyre, 1.390 pacientë janë në spital, nga të cilët 155 janë në aparate për frymëmarrje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 274.054 raste me COVID-19 nga të cilët 5.967 kanë humbur jetën. Gjithsej 255.639 persona u shëruan, nga të cilët 1.260 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht në vet-izolim janë 33.376 persona. Deri më tani, në total prej 1.559.330 persona janë testuar, nga të cilët 9.476 në 24 orët e fundit.

Deri më 31 mars, 476.499 doza të vaksinës janë administruar ndërsa janë vaksinuar 385.724 persona. Me dozën e parë janë vaksinuar 296.411 persona ndërsa me të dytën 89.313. Për 1.462 persona nuk ka të dhëna për dozën me të cilën janë vaksinuar. /Insajderi.com