Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 10 viktima dhe 375 raste të reja me Coronavirus, transmeton Insajderi.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 2.968. Mbrojtja Civile njoftoi se midis tyre, 968 pacientë janë në spital ndërsa 95 në respiratorë.
“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë me koronavirus në Kroaci, janë regjistruar 355.296 raste me COVID-19, nga të cilët 7.981 e kanë humbur jetën. Gjithsej 344.347 persona janë shëruar nga të cilët 509 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.
Aktualisht në vetizolim janë 12.259 persona. Deri më tani, 1.994.545 persona janë testuar për COVID-19, përfshirë 6.319 në 24 orët e fundit.
Deri më 26 maj në Kroaci janë administruar 1.645.332 doza vaksine, prej të cilëve 1.221.109 persona janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 424.223 persona kanë marrë të dyja dozat. /Insajderi.com