
Selektori i Kroacisë Zlatko Dalic planifikon që të luajë kundër Islandës me ekipin rezervë pasi që tashmë kombëtarja kroate ka siguruar vendin e parë në grupin D.
Kroacia dhe Islanda janë ekipe që mirë e njohin njëra tjetrën, meqë kanë qenë në grup edhe në kualifikime për botëror, ku ka qenë edhe Kosova.
Insporti, duke u bazuar në pohimet e Jutarnji Listit të Zagrebit, transmeton se trajneri kroat ka vendosur që t’i pushojë disa yjeve të kombëtares dhe t’u jep mundësi lojtarëve të tjerë që kanë pasur më pak minuta në fushë.