Edhe liderët e tjerë evropianë e kanë dënuar fuqishëm sulmin.
Pas sulmeve terroriste në Vjenë ku është konfirmuar një i vdekur dhe besohet se ka edhe të tjerë, derisa janë 15 të plagosur, gjashtë prej tyre rëndë, ka reaguar edhe kryeministri austriak, Sebastian Kurz, njofton Insajderi.
Kurz shkroi në Twitter se “policia jonë do të reagojë vendosmërisht kundër autorëve të këtij sulmi të tmerrshëm terrorist. Kurrë nuk do ta lejojmë vetën të frikësohemi nga terrorizmi”.
Edhe liderët e tjerë evropianë e kanë dënuar fuqishëm sulmin.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Evropa “nuk duhet të heq dorë” para këtyre sulmeve.
“Ne populli francez ndajmë tronditjen dhe dhimbjen me popullin austriak, të goditur këtë mbrëmje nga një sulm në zemër të kryeqytetit të tyre, në Vjenë. Pas Francës, një mik i yni është sulmuar. Kjo është Evropa jonë. Armiqtë tanë duhet ta dinë se më kë kanë punë”, tha ai.
Edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, ka shkruar në Twitter duke i dhënë mbështetje austriakëve.
Ai ka shkruar se “jam thellësisht i tronditur nga sulmi i tmerrshëm në Vjenë”.
“Britania është sonte me njerëzit në Austri – qëndrojmë të bashkuar me ju kundër terrorit./Insajderi.com