Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se përhapja në Britaninë e Madhe e variantit Delta të Coronavirusit të shfaqur fillimisht në Indi është shumë shqetësues duke rritur frikën për një shtyrje të heqjes së kufizimeve të fundit anti-COVID, transmeton Insajderi.
Kryeministri britanik në kuadër të samitit të G7-s në Cornouailles, ka thënë pëe ‘Sky News’ se “është e qartë se varianti indian është më i transmetueshëm dhe se rastet dhe nivelet e shtrimeve në spital po rriten”.
“Tashmë ne nuk dimë me saktësi se deri në çfarë mase kjo do të përkthehet në vdekshmëri të tepërt”, theksoi ai duke shtuar se kjo është padyshim një çështje shumë, shumë serioze.
Ky variant është rreth 60 për qind më përhapës se varianti Alpha i cili u shfaq në Angli.
Varianti Delta tani është mbizotërues në Britaninë e Madhe, vendi i cili numron rreth 128 000 viktima nga COVID-19.
Pas një kufizimi të gjatë dhe një fushate të gjerë vaksinimi qeveria britanike ka lehtësuar gradualisht kufizimet./Insajderi.com