Kryeministri estonez jep dorëheqje shkaku i skandalit të korrupsionit

Kryeministri estonez jep dorëheqje shkaku i skandalit të korrupsionit

Kryeministri i Estonisë, Juri Ratas, dha dorëheqje të mërkurën pas një skandali korrupsioni rreth lëshimit të huasë shtetërore për një investues të pasurive të patundshme, transmeton Insajderi.

Të martën u bë e ditur se Shërbimi i Brendshëm i Sigurisë së Estonisë ka filluar hetimin e agjencisë shtetërore të kreditit KredEx për një hua prej 39 milionë euro dhënë investuesit të pasurive të patundshme Porto Franco në kryeqytetin Talin, sipas transmetuesit publik ERR.

“Dyshimet e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm sot nuk do të thotë ende se dikush është përfundimisht fajtor, por ato në mënyrë të pashmangshme hedhin një hije serioze mbi të gjitha palët e përfshira”, tha Ratas në një postim në Facebook, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në një situatë të tillë, duke i dhënë, me dorëheqjen time, një mundësi për të hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat dhe për të arritur qartësinë, është e vetmja gjë e duhur që duhet bërë”, shtoi ai.

Ratas, i cili është gjithashtu kryetari i Partisë Estoneze të Qendrës, tha se ai nuk ka marrë ndonjë vendim keqdashës ose të gabuar me dashje si kryeministër. Ai falënderoi të gjithë me të cilët siç tha kishte “nderin e bashkëpunimit për më shumë se katër vjet” në detyrë. /Insajderi.com