Kryeministri i Bregut të Fildishtë Hamed Bakayoko ka vdekur nga kanceri në qytetin gjerman të Freiburg, ku po merrte trajtim mjekësor, sipas qeverisë, transmeton Insajderi.
Vdekja e tij të mërkurën erdhi dy ditë pas ditëlindjes së tij të 56-të dhe rreth tetë muaj pas vdekjes së paraardhësit të tij, raporton Al Jazeera.
“Vendi ynë është në zi”, tha presidenti Alassane Ouattara në një postim në Twitter.
“Me hidhërim të madh që unë njoftoj vdekjen e kryeministrit Hamed Bakayoko, në Gjermani, si rezultat i kancerit”, shtoi ai, duke përshkruar Bakayoko si “një burrë i madh shteti, një model për rininë, një personalitet me zemërgjerësi të madhe dhe besnikëri shembullore”. /Insajderi.com