Kryeprokurori i Haitit ka ftuar kryeministrin, Ariel Henry për të shpjeguar lidhjen e tij me të dyshuarin kryesor në vrasjen e Presidentit, Jovenel Moise.
Ky i fundit u vra kur persona të armatosur sulmuan shtëpinë e tij më 7 korrik, shkruan BBC, transmeton Insajderi.com.
Claude tha se Henry po “ftohet” të marrë pjesë në seancë, pasi ai nuk kishte autoritetin ta thërriste zyrtarisht.
Prokurorët thanë se regjistrimet e marra nga operatori telefonik Digicel konfirmuan se Badio dhe Henry folën dy herë më 7 korrik vetëm disa orë pas vrasjes së Presidentit Moise.
Seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë të Port-au-Prince do të zhvillohet të martën në orën 10:00./Insajderi.com