Kryeministri i Irlandës i bashkohet mjekëve për të luftuar koronavirusin

Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar do të kthehet në punë si mjek për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Kryeministri i Irlandës i bashkohet mjekëve për të luftuar koronavirusin

Ai do të bashkohet me shërbimin shëndetësor irlandez një herë në javë, ndërsa vazhdon të udhëheqë qeverinë.

Varadkar është një mjek i trajnuar dhe ka punuar si mjek i përgjithshëm para se të futej në politikë.

“Shumica nga familja dhe miqtë e Varadkar-it janë duke punuar në shërbimin shëndetësor. Ai donte të ndihmonte edhe në një mënyrë të vogël,” tha një zëdhënës i qeverisë.

Ai thuhet se është lideri i parë i BE që u bashkua në vijën e parë të pandemisë COVID-19.

Ka gati 5,000 raste të COVID-19 në Irlandë dhe 158 kanë vdekur për shkak të sëmundjes.