Partia në pushtet Rusia e Bashkuar në Dhomën e Ultë të Parlamentit të Rusisë njëzëri e ka përkrahur kandidaturën e kryetarit të Shërbimit Federal të Tatimeve të Rusisë Mihail Mishustin për kryeministër të ri të Federatës Ruse.
Është planifikuar që gjatë ditës së sotme Mishustin të takohet me përfaqësuesit e tri grupeve tjera parlamentare në Dumën Shtetërore.
Vet Mishustin thotë se është i gatshëm ta marrë postin e kryeministrit të Rusisë.
Mishustin gjithashtu ka thënë se prioriteti i punës së tij si kryeministër është realizimi i gjithë asaj çfarë ka premtuar presidenti rus me rastin e adresimit para deputetëve të Kuvendit Federal.
Përndryshe, siç ka deklaruar kryetari i Dumës Shtetërore Vjacheslav Voldin, të gjithë deputetët e Dhomës së Ultë të parlamentit rus do të kenë rastin t’ shtrojnë pyetje Mishustinit para seancës plenare.
Të përkujtojmë, presidenti rus Vladimir Putin dje e ka propozuar Mishustinin për kryeministër të ri, pasi Dimitri Medvedev e shpërndau Qeverinë e Rusisë./Insajderi.com.