Kryeministri i ri i Rusisë për marrjen e postit: Po, jam i gatshëm

Partia në pushtet Rusia e Bashkuar në Dhomën e Ultë të Parlamentit të Rusisë njëzëri e ka përkrahur kandidaturën e kryetarit të Shërbimit Federal të Tatimeve të Rusisë Mihail Mishustin për kryeministër të ri të Federatës Ruse.

Kryeministri i ri i Rusisë për marrjen e postit: Po, jam i gatshëm

Është planifikuar që gjatë ditës së sotme Mishustin të takohet me përfaqësuesit e tri grupeve tjera parlamentare në Dumën Shtetërore.

Vet Mishustin thotë se është i gatshëm ta marrë postin e kryeministrit të Rusisë.

Mishustin gjithashtu ka thënë se prioriteti i punës së tij si kryeministër është realizimi i gjithë asaj çfarë ka premtuar presidenti rus me rastin e adresimit para deputetëve të Kuvendit Federal.

Përndryshe, siç ka deklaruar kryetari i Dumës Shtetërore Vjacheslav Voldin, të gjithë deputetët e Dhomës së Ultë të parlamentit rus do të kenë rastin t’ shtrojnë pyetje  Mishustinit para seancës plenare.

Të përkujtojmë, presidenti rus Vladimir Putin dje e ka propozuar Mishustinin për kryeministër të ri, pasi Dimitri Medvedev e shpërndau Qeverinë e Rusisë./Insajderi.com.