Kryeministri i Spanjës dhe presidenti i Katalonjës kanë filluar bisedimet për zgjidhjen e krizës

Qeveria e Spanjës dhe liderët e Katalonjës kanë filluar bisedimet zyrtare për tejkalimin e krizës politike të cilën e ka shkaktuar Lëvizja për Pavarësi të Katalonjës.

Kryeministri i Spanjës dhe presidenti i Katalonjës kanë filluar bisedimet për zgjidhjen e krizës

Siç pritej, takimi tri orësh i kryeministrit të Spanjës Pedro Sanchez dhe presidentit të Katalonjës Quim Torra dhe bashkëpunëtorëve të tyre nuk ka sjellë ndonjë përparim të rëndësishëm.

Pas takimit, dy qeveritë në kumtesën e përbashkët kanë pretenduar se janë marrë vesh t’i vazhdojnë takimet çdo muaj, me radhë në Madrid dhe në Barcelonë.

Torra ka përsëritur kërkesat që të lejohet që në Katalonjë të mbahet referendumi për pavarësi dhe të lirohen nëntë liderë separatistë të cilët po vuajnë dënimet me burg për shkak të rolit në tentim të pavarësimit të Katalonjës në vitin 2017.

Sanchez më herët disa herë ka pretenduar se qeveria e tij nuk do të shqyrtojë mundësinë e votimit të pavarësisë së Katalonjës.

Sondazhet dhe rezultatet e zgjedhjeve më të reja tregojnë se pavarësinë e Katalonjës nga Spanja e përkrahë 50 për qind prej 7,5 milionë banorëve të Katalonjës. Gjysma e dytë e katallanëve, si dhe shumica e spanjollëve e kundërshtojnë pavarësinë nga Spanja./Insajderi.com.