Kryeministri islandez, Sigurdur Ingi Johannsson, ka dhënë dorëheqjen pasi partia e tij humbi zgjedhjet nga Partia e Piratëve, e cila fitoi në zgjedhjet e përgjithshme të së shtunës në Islandë.

Johannsson bëri njoftimin përmes televizionit kombëtar, pasi Partia e tij Progresiste e qendrës së djathtë nuk arriti të fitojë as gjysmën e votave që kishte fituar në zgjedhjet e kaluara, raporton Insajderi.
“Kjo ishte në përputhje me kushtetutën, që të dorëzoja dorëheqjen time dhe më pas të qëndrojë në detyrë deri sa një qeveri e re të formohet”, tha Johannsson një konferencë për shtyp.
Sondazhet sugjeronin se partia e Ingi Johannsson ishte favorite për t’i fituar zgjedhjet, mirëpo rezultati i zgjedhjeve tregoi diçka tjetër.
Johannsson ka qenë në postin e kryeministrit që nga muaji prill i këtij viti, kur paraardhësi i tij, Sigmundur David Gunnlaugsson, u detyrua të jepte dorëheqje pasi u zbulua se ishte i përfshirë në skandalin e fshehjes së taksave, “Panama Papers”. /Insajderi.com