Kryeministri italian Draghi vaksinohet me AstraZeneca

Kryeministri italian Draghi vaksinohet me AstraZeneca

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ka marrë vaksinën AstraZeneca kundër Coronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Në njoftimin nga kryeministria thuhet se 73 vjeçari Draghi dhe bashkëshortja e tij Maria Serenella Cappello, janë vaksinuar në qendrën e vaksinimit në stacionin e trenave Roma Termini, siç është parashikuar në kalendarin e përgatitur nga Administrata Rajonale e Lazios, raporton Anadolu Agency (AA).

Draghi, në konferencën për media pas Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian më 26 mars njoftoi se ka caktuar datë për vaksinim kundër COVID-19 këtë javë.

Fushata e vaksinimit kundër COVID-19 në vend filloi më 27 dhjetor 2020, ku deri më tani janë vaksinuar 9.658.927 persona. Prej tyre 3.037.122 kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Vaksinimi masiv në vend ishte ngadalësuar për arsye të vonesës në furnizimet e vaksinave në Evropë. /Insajderi.com