
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka marrë dozën e dytë të vaksinës për COVID-19.
Bashkë me Netanyahun vaksinën Pfizer/VioNTech e mori edhe ministrin i Shëndetësisë i këtij vendi, Yuli Edelstein, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
“Jam mësuar por jam i ngazëllyer dhe jam i sigurt që të gjithë qytetarët e Izraelit që do të marrin dozën e dytë të vaksinës do të jenë të ngazëllyer si unë”, tha Netanyahu.
Kreu izraelit I Qeverisë ka përsëritur se të gjithë qytetarët izraelitë do të vaksinohen deri në fund të marsit.
Ndryshe, Netanyahu dozën e parë të vaksinës e mori tre javë më parë në transmetim direkt. /Insajderi.com