
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka udhëtuar me avion për në Arabinë Saudite, që të takohet me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, dhe Sekretarin e Shteti Amerikan, Mike Pompeo, shkruajnë mediat izraelite, njofton Insajderi.
Të dhënat zyrtare të fluturimeve tregojnë se një avion privat që përdoret nga Netanyahu, ka udhëtuar për në qytetin e Neomit, ku princi arab dhe Pompeo po zhvillonin bisedime.
Gjithsesi, një njoftim zyrtar ende nuk është dhënë.
Nëse takimi realisht ka ndodhur, atëherë do të ishte hera e parë që dy liderë të këtyre dy shteteve armike po takohen.
Presidenti i deritanishëm i SHBA-ve, Donald Trump, ka arritur që me influencën e tij të realizojë normalizim raportesh me Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrainit dhe Sudanit./Insajderi.com