Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka pezulluar rikthimin e tifozëve nëpër stadiume, raporton Panorama Sport, transmeton Insajderi.
Vendimi për pezullimin e rikthimit të tifozëve nëpër impiante sportive dhe stadiume ka ardhur si pasojë e rritjes së madhe të infektimeve kohët e fundit në Britaninë e Madhe.
Teksa qeveria britanike kishte planifikuar rikthimin e pjesshëm të tifozëve në stadiume prej 1 tetorit, Johnson vendosi të ndryshonte qëndrim duke lënë në fuqi vendimin e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë. /Insajderi.com