Kryeministri Kurti viziton varrin e Fadil Vokrrit në tre vjetorin e vdekjes së tij

Kryeministri Kurti viziton varrin e Fadil Vokrrit në tre vjetorin e vdekjes së tij

Në tre vjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurt, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevcki dhe Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nderuan jetën dhe veprën e tij, shkruan Insajderi.

Ata bënë homazhe te varri i Vokrrit, në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Kurti e vlersoi lartë personalitetin e të ndjerit si futbollist dhe si më meritorin për pranimin e Kosovës në federatat ndërkombëtare të futbolli.

“Fitoret e klubit të futbollit ‘Prishtina’ ishin të lidhura me emrin e tij. Vokrri ishte arsyeja e fitores sepse kur topi ishte në këmbën e tij, ai e pushtonte fushën. Kështu ishte edhe në Federatë. Punoi shumë e pa u lodhur për pasionin e sportistëve tanë”, ka thënë kryeministri, Albin Kurti.

Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, vdiq më 9 qershor të vitit 2019./Insajderi.com