Kryeministri pro-rus i Moldavisë jep dorëheqjen pas protestave 

Kryeministri pro-rus i Moldavisë jep dorëheqjen pas protestave 

Kryeministri pro-rus i Moldavisë, Ion Chicu, tha se ka dhënë dorëheqje për të hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe “të sjellë normalitet” në shtetin e vogël ish-Sovjetik, transmeton Insajderi.

Kryeministri Ion Chicu, i cili drejtoi një qeveri pro-ruse që nga nëntori 2019, dha deklaratën e tij të mërkurën, një ditë para se presidenti i sapo zgjedhur pro-perëndimor i vendit, Maia Sandu, do të merrte detyrën, raporton Al Jazeera.

Chicu është një aleat i ngushtë i presidentit pro-rus Igor Dodon që po largohet. Qeveria e tij kontrollonte vetëm 51 nga 101 vendet në Parlamentin moldav.

Presidenti i ri mund të shpërndajë Parlamentin nëse kryeministri jep dorëheqjen dhe ka dy përpjekje të dështuara për të gjetur një pasardhës.

Chicu, i cili njoftoi dorëheqjen pas një takimi me Dodon, tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin “objektivi parësor për të sjellë normalitet në Moldavi”.

Zgjedhjet presidenciale të Moldavisë në nëntor u konsideruan si një referendum mbi dy vizione divergjente për të ardhmen e kombit të Evropës Lindore me 3.5 milion njerëz që ndodhet ndërmjet Ukrainës dhe Rumanisë. /Insajderi.com