
Edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me marrjen e çmimit Nobel për Letërsinë nga ana e autorit austriak Peter Handke, i njohur për qëndrimin e tij anti-shqiptar dhe ‘adhurimin’ për Sllobodan Millosheviç.
Rama shkruan se kurrë nuk e kishte menduar se do t’i vinte për të vjellë nga Çmimi Nobel.
“Nuk e kisha menduar se do të më vinte për të vjellë nga një Çmim Nobeli, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë”, ka thënë Rama, shkruan Insajderi.
“Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral si Akademia e Nobelit, turpi u shënjua si një vlerë e re”.
“JO ne nuk mund të bëhemi kaq të mpirë ndaj racizmit dhe gjenocidit”!
insajderi.com