Kryeministrja britanike May thërret takim urgjent pas kapjes së anijes nga Irani

Qeveria Britanike ka përsëritur thirrjet ndaj Iranit për lirim të menjëhershëm të anijes së kapur në Gjirin Persik të premten.

Kryeministrja britanike May thërret takim urgjent pas kapjes së anijes nga Irani

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka drejtuar Komitetin qeveritar për Emergjenca, Kobra, për t’u informuar me hollësitë rreth kësaj ngjarjeje, si dhe për të diskutuar sigurinë në këtë zonë.

Zëdhënësi i saj e ka cilësuar kapjen e anijes si të “papranueshme dhe shumë përshkallëzuese”.

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt pritet të diskutojë me ligjvënësit britanikë hapat e ardhshëm për këtë incident, më vonë gjatë ditës.

Ky takim vjen në kohën e raportimeve se ministrat britanikë janë duke konsideruar ngrirjen e aseteve iraniane.

Anija, Stena Impero është kapur të premten nga trupa të Gardës Revolucionare Islamike në Ngushticën e Hormuzit, pasi Teherani ka konsideruar se lëvizja e saj ka qenë “në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare”.