Kryeministrja e Hong Kongut ka kërkuar falje për shkak të ligjit

Qeveria e Hong Kongut ka kërkuar falje për shkak të ligjit kontestues mbi ekstradimin e qytetarëve autoriteteve kineze i cili ka shkaktuar protesta masive nëpër rrugë gjatë javës së kaluar. Demonstruesit refuzojnë kërkim faljen, duan që ajo ta braktisë pushtetin.

Kryeministrja e Hong Kongut ka kërkuar falje për shkak të ligjit

Në një kumtesë të qeverisë pretendohet se mangësitë të pa definuar në punën e saj “kanë sjellë deri te kontroversat dhe kontestet në shoqëri, gjë që ka shkaktuar zhgënjim dhe brengë në mes njerëzve”.

Kryeministrja e Hong Kongut Carrie Lam ka kërkuar falje nga banorët e Hong Kongut dhe ka thënë se do t’i pranojë kritikat dhe do të përpiqet t’i shërbejë popullit, pretendohet në kumtesë.

Mirëpo, liderët e Frontit Qytetar për të Drejta të Njeriut, të cilët po marrin pjesë në protesta masive në Hong Kong, sot kanë refuzuar kërkim faljen e shefes së qeverisë së Hong Kongut Carrie Lam. Ata duan që Lam ta braktisë pushtetin, që ligji të tërhiqet dhe që policia të kërkojë falje për shkak të përdorimit të tepruar të dhunës ndaj popullit të vet gjatë protestave./Insajderi.com.