Kryeministrja e Serbisë reagon mbi tërheqjen e personelit nga ambasada në Shkup

Kryeministrja e Serbisë reagon mbi tërheqjen e personelit nga ambasada në Shkup

Në Serbi janë mbajtur takime të nivelit më të lartë për shkak të tërheqjes së personelit në ambasadën e Serbisë në Maqedoni, ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, theksoi se mbi këtë çështje do të prononcohet Ministria e Punëve të Jashtme, sepse “nuk bëhet fjalë për gjëra të vogla”, raporton Anadolu Agency (AA).

Brnabiç tha se për tërheqjen e nëpunësve të ambasadës së Serbisë nga Maqedonia ka biseduar me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç dhe janë duke u konsultuar me presidentin Aleksandar Vuçiç.

MPJ-ja e Maqedonisë: Personeli i ambasdës serbe në Shkup ftohet në Beograd

“Po punojmë mbi këtë. Ju lutem që të prisni njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme që do ta shpalosim në mesditë. Po punojmë së bashku në këtë. Nuk bëhet fjalë gjëra të vogla”, tha Brnabiç para gazetarëve në Qeverinë e Serbisë.

Dje nga Maqedonia është tërhequr ambasadorja e Serbisë dhe nëpunësit e ambasadës në Shkup. Arsyeja ende nuk dihet.