
Kryeministrja estoneze Kaja Kallas ka dalë pozitive për COVID-19 dhe thotë se ajo do të vetë-izolohet derisa të shërohet nga virusi, shkruan Associated Press, njofton Insajderi.
43-vjeçarja Kallas, e cila u bë kryetarja e parë femër e qeverisë së vendit baltik në janar, njoftoi se ndihej mirë përveç etheve të lehta dhe nuk ka ndonjë simptomë tjetër.
Estonia, një komb prej 1.3 milion banorësh, ka përjetuar një situatë të përkeqësuar ndjeshëm të Coronavirusit në javët e fundit dhe sistemi i kujdesit shëndetësor dhe spitalet e vendit kanë probleme në akomodimin e pacientëve COVID-19 me burimet aktuale. /Insajderi.com