Ebrahim Raisi pritet të jetë president i radhës i Iranit, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale, sipas rezultateve të publikuara nga Ministria e Brendshme dhe raportuar nga media shtetërore të shtunën.
Analistët e përshkruan votimin si zgjedhjet më jokonkurruese të vendit që nga themelimi i Republikës Islamike në 1979, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Me 90% të votave të numëruara, pjesëmarrja e votuesve ishte rreth 48%, sipas zyrtarëve të zgjedhjeve. Shumë më pak votues u paraqitën për këto zgjedhje, të cilat u pa gjerësisht si një përfundim i paralajmëruar, sesa ata në vitin 2017, kur pjesëmarrja ishte mbi 70%.
Raisi deri më tani ka grumbulluar më shumë se 17.8 milion vota, i ndjekur nga Mohsen Rezaei, një tjetër konservator që siguroi 3.3 milion vota. Kandidati i vetëm i moderuar, Abdolnaser Hemmati, mori 2.4 milion vota./Insajderi.com