Kryetari i FFK-së: Lokacionin për stadium e vendos qeveria

Kryetari i FFK-së: Lokacionin për stadium e vendos qeveria

Në debatin për lokacionit e stadiumit ku do t’i zhvillonte ndeshjet Përfaqësuesja e Kosovës është përfshirë edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi.

Ademi, në një video lidhje për “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë ai stadium do të ishte dashur të ndërtohet pasi sipas tij “Kombëtarja [e Kosovës] është keq me infrastrukturë edhe për stërvitje edhe për ndeshje ndërkombëtare”.

Ai ka thënë se për momentin i vetmi stadium në diaspozicion të Kosovës është “Fadil Vokrri” e që sipas tij për ndonjë arsye në këtë stadium nuk do të mund të luheshin ndeshje, Kosova do të duhej të luante në Shkodër. Më shumë në Insport.