Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka pohuar se më shumë njerëz në Kinë do ta shikojnë Celta Vigo – Atletico Madrid se sa Manchster City – Manchester Unitedin.
Dy ndeshjet që do të zhvillohen të shtunën në mesditë sipas Tebas do të kenë shikueshmëri të ndryshme, pasi ai beson se ndeshja e La Ligas shikohet më shumë.
“Në Kinë, do të shikohet më shumë Celta – Atletico se sa United – City, sepse La Liga është më e lehtë për t’u shikuar në televizor”, potencoi Tebas.
La Liga ka shënuar përparim vitet e fundit teksa Premier Liga ka përjetuar rritje të të hyrave si shkak i politikave me të drejtat televizive.